Volejbollistët e Vllaznisë të shtunën do të zhvillojnë ndeshjen ndaj Teutës takim ky i vlefshëm për javën e tetë të kampionatit të volejbollit.

Ekipi në përgatitejen e tyre kanë si synim fitoren ndaj kësaj ndeshjeje por edhe në ndeshjen pasardhëse ku si rival do të kenë Studentin takim ky që traineri dëshiron shumë të fitohet. Për Mikopula si një ndër problemet e Vllaznisë veçon dëmtimet e lojtarëve të skuadrës si edhe individë të veçantë të cilët me sjelljen e tyre i kanë sjellë probleme ekipit. Adrian Mikopula tregohet diskret përsa i përket emrave por shprehet se do të merren masa.

I pyetur se ku e sheh ekipin e tij të pozicionuar në këtë kampionat trainer i Vllaznisë shprehet se e sheh të pozicionuar ndër vendet e para të klasifikimit.

Artikulli paraprakSHERRI: TEK VLLAZNIA B VETËM PËR KËTË NDESHJE
Artikulli tjetër“ENZA HOME” HAP DYERT NË SHKODËR