Me këtë ironi të kuptueshmë shumë qartë për të gjithë sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferri u fut në mbledhjen me lojtarët dhe trajnerin e rikthyer nga ana e tij Thomas Brdariç. Edhe pse në fakt sponsori nuk ka asnjë të drejtë as të largojë trajnerin apo të marrë vendime të tilla pasi i takon drejtuesve në fakt është ai që ka vendosur që nga fillimi në mënyrë të pakuptimtë. Star Plus e ka ngritur disa herë këtë shqetësim.

Sot Xhaferri justifikoi rikthimin e trajnerit Brdariç duke thënë se kanë qenë lojtarët dhe tifozët ata që ia kanë kërkuar. Fakti që drejtuesit u vendosën në një valë të madhe kritikash pas lajmit të mbrëmshëm të largimit të Brdariç ka detyruar Xhaferrin dhe drejtuesit ta rikthejnë edhe njëherë…

Sponsori Xhaferri thotë se lojtarët dhe stafi teknik do vijojnë që të kenë përgjegjësinë kryesore për rezultatet që kanë. Në fakt një javë më përpara Xhaferri tha se trajneri gëzon besimin e plotë dhe pas një jave e shkarkoi duke e rikthyer sërish, gjëra të cilat e dëmtojnë skuadrën….

është dashur që të vijë ky moment kur skuadra ka rrëshqitur tashmë që sponsori dhe pjesa tjetër ta kuptojnë se kanë gabuar me euforinë e mëparshme gjë të cilën tashmë e pranojnë edhe vetë….

Sipas burimeve të Star Plus në fakt ka kohë që trajneri Brdariç nuk e ka më nën kontroll skuadrën dhe as një pjesë të lojtarëve. këtë e ka treguar ndryshimi i menjëhershëm në fushën e lojës i ekipit shoqëruar me rezultatet e dobëta. Disa herë drejtuesit kanë deklaruar se ka diçka në skuadër por që nuk mund ta themi duke e lënë mister në mënyrë të pakuptueshme.