Liga Unike e përbërë nga 8 ekipe shqiptare, katër të Shqipërisë dhe katër ekipe shqiptare të Kosovës ka nisur sezonin e dytë të saj. Vllaznia e cila merr pjesë në ligën unike ndeshjen e parë e zhvilloi ndaj kampionëve në fuqi të këtij kompeticioni ekipit kosovar të Yllit.

Vllaznia e humbi këtë ndeshje në shifrat 67-79. Trajner i Vllaznisë Nikola Milatoviç u shpreh tejet i pakënaqur për këtë humbje dhe i quajti budallenj lojtarët e tij të cilët gabuan shumë në gjysmën e dytë të lojës në aksionet sulmuese.

Kapiteni i skuadrës fituese Ylli, Gëzim Morina shprehet i lumtur për këtë fitore të ekipit të tij ndaj Vllaznisë.

Vllaznia ndeshjen e radhës do ta ketë në kampionat me Kamzën nga ku kërkon një tjetër fitore ashtu si në dy përballjet e para ndaj Tiranës dhe Teutës.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, BIE NUMRI I TË INFEKTUARVE ME COVID-19
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 25.10.2021