Merkato e verës që është hapur zyrtarisht që me datë 1 qershor ka vënë në lëvizje gjithë ekipet e Superiores për ndërtimin e ekipeve sa më solide dhe të forta për sezonin e ri por Vllaznia është e vetmja e cila ka pësuar firo të shumta dhe ende duke mos afruar asnjë element të ri.

Largimet e shumta të lojtarëve si Agoviç,Cicmil,Vrapi,Bicaj,Mulemo,Pepa,Bakaj apo së fundmi edhe Hebaj i cili u largua drejt kampionatit slloven kanë lënë nje boshllëk të madh në ekip përsa i përket një organike sa më të gjerë e më të pasur. Gjithashtu edhe largimet e Veitzer dhe Hoxhes të ikur që në janar nga ekipi e çojnë në dhjetë numrin e lojtarëve të larguar nga Vllaznia brenda një periudhe pesë mujore.

Oferta per tu larguar jashte vendit kane edhe dy anësorët Çinari dhe Kalaja. Nëse edhe këta dy lojtarë do largohen atëherë kompletohet një formacion i plotë largimesh nga ekipi shkodran. Shumë largime dhe zero afrime deri në këto momente dhe duke parë ritmin e situatës që po zhvillohet merkatoja kuq e blu duket se edhe për sezonin tjetër ekipi do notojë në ujëra të turbullta me lojtarë emergjentë të afruar në minutat e fundit të merkatos.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, CUNGU DREJT LARGIMIT ?!
Artikulli tjetërRAMA PYET :”ÇFARË DUHET TË PËRMIRËSOJMË?