Është mbyllur me fitoren e durrsakëve, me rezultatin 1-0, sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, e zhvilluar në stadiumin Niko Dovana.

Ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të Superligës, u zhbllokua që në minutën e 15-të nga Çyrbja, dhe më pas u administrua me sukses nga lojtarët e Maganit.

Vllaznia merr një tjetër humbje, dhe tashmë mbetet në vendin e parafundit, me 6 pikë, dhe zhytet në një krizë rezultatesh. Ndërkohë, Teuta ngjitet në kuotën e 14 pikëve, dhe parakalon edhe Partizanin.

Artikulli paraprakTË GODITUR NGA PËRMBYTJA, EMIGRANTËT NË GREQI KËRKOJNË NDIHMË NGA SHQIPËRIA
Artikulli tjetërU ARRESTUA PËR VJEDHJE, I RIU PRET DAMARËT NË DHOMËN E PARABURGIMIT