Vllaznia ka pësuar një tjetër disfatë në kampionat. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0 nga Laçi në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt të Abissnet Superiore. Shkodranët zhvilluan një tjetër paraqitje zhgënjyese, duke u dominuar nga vendasit për pjesën më të madhe të takimit. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht disa rasteve të krijuara nga Laçi. Në nisje të fraksionit të dytë, Cena zhbllokoi sfidën me një gjuajtje të bukur nga hyrja e zonës.

Më pas, takimi u ndërpre për disa minuta pas një incidenti mes tifozëve dhe mesfushorit të Vllaznisë, Adnard Mehmeti. Futbollisti shkodran u ndëshkua me karton të kuq për reagimin e tij, ndërsa arbitri Kreshnik Cjapi urdhëroi edhe boshatisjen e tribunës. Pas rifillimit të lojës, Laçi gjeti edhe golin e dytë me Traore, duke vulosur fitoren me rezultatin 2-0. Pas ndeshjes, zv/trajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi tha se kuqeblutë pësojnë gola shumë të lehtë.

Me këtë rezultat, Vllaznia zbret në vendin e fundit me vetëm dy pikë pas katër javësh.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakLEZHA DESTINACION GJITHNJË E MË TËRHEQËS
Artikulli tjetër“EDHE 35 VITE MË PARË, EDHE SOT SHKOVA SI KRYETAR I OPOZITËS”/ BERISHA PAS VIZITËS NË SHBA: ATËHERË KËRKUAM MBËSHTETJE PËR PËRMBYSJEN E DIKTATURËS, SOT…