Vllaznia të dielën ka luajtur në Korçë ndaj Skënderbeut ku u mbyll me rezultatin 2-0 për korçarët. Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Ernest Gjoka është shprehur se në këtë ndeshje futbollistët duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në fushë.

Trajneri i kuqebluve ndër të tjera u shpreh se me skuadrën dëshiron shumë që të rriten në performancën e tyre e të arrijnë në marrjen e pikëve. Ernest Gjoka u shpreh se në këtë ndeshje me Skënderbeun futbollistët synuan më shumë në sulm por që nuk arritën ta konkretizonin në gol. Sipas Gjokës Vllaznisë i nevojitet që në fushën e lojës i duhet të ndryshojnë mentalitetin e kështu do të mund të gjejnë fitoret.

 Me ardhjne e trajnerit Gjoka shpresohej që tek Vllaznia të kishte ndryshime në rezultate por mesa duket skuadrës kuqeblu u nevojitet akoma kohë. Ndërkohë Vllaznia mbetet në kuotën e 6 pikëve pas përfundimit të javës së 9 të fazës së parë të kampionatit, pasi tashmë ndodhën në një pozitë mjaft të vështirë në vendin e parafundit trë tabelës.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBOKSIERËT SHKODRANË TITUJ NË KOSOVË
Artikulli tjetërSTAR SPORT- 06.11.2017