Një nga problematikat kryesore të Vllaznisë është edhe kalimi i klubit shkodranë në duartë e një presidenti privat e i këtij mendimi është edhe kapiteni i skuadrës së Vllaznisë Gilman Lika.

Ai shprehet se skuadra shkodrane duhet të kalojë sa më shpejt tek privatizimi në mënyrë që edhe ecurai e Vllanisë të jetë ajo e duhura. Ndërkohë Gilman Lika shprehet se në ndeshjen ndaj Lushnjes dhe atyr në vazhdim skuadra ka shumë nevojë për mbështetjen e tyre në stadium.

Pavarësishtë ecurisë së skuadrës shkodrane deri më tani duke u renditur në vendin e parafundit me vetëm 6 pikë në kampin kuqeblu shpresohet dhe po punohet intensivisht që të dalin sa më shpejt nga zona e rrezikut e të arrihen rezultatet e dëshiruara nga të gjithë.