Ashtu si çdo vit, sot në Vlorë është organizuar cerëmonia zyrtare për ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, por organizatorët janë përballur me një surprizë të hidhur.

Ndryshe nga vitet e shkuara, qytetarët e Vlorës kanë bojkotuar këtë cerëmoni duke mos zbritur në shesh. Bojkoti i vlonjatëve duket se lidhet me aksidentin e dy ditëve më parë në këtë qytet ku një djalë 17-vjeçar humbi jetën pasi ra në një gropë të hapur për projektin Lungomare, për të cilin po punohet prej disa vitesh. Kjo është hera e parë që prej shpalljes së pavarësisë që vlonjatët bojkotojnë cerëmoninë zyrtare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMAVRAJ URON 104 VJETORIN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërMAQEDONI, DHUNË MES SHQIPTARËVE E MAQEDONËSVE