Banorët e zonës së Rrjollit vijojnë protestën kundër ndërtimit që po zhvillohet në këtë zonë. Në mbështetje të tyre janë bashkuar sot dhjetra qytetarë të ardhur nga Vlora dhe Durrësi dhe qytete të tjera.
Gjatë protestës, banorët tentuan të hyjnë brenda kantierit të ndërtimit për të kundërshtuar punimet por janë penguar nga forcat e policies.
Banorët e Rrjollit folën gjithashtu për dhunën që, sipas tyre, është ushtruar ndaj tyre në Tiranë.
Në protestë morën fjalën edhe qytetarët që kishin ardhur nga Vlora dhe Durrësi, të cilët shprehën solidaritet me banorët e Rrjollit.
Banorët kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në momentin që kërkesat e tyre të merren parasysh nga autoritetet.

Artikulli paraprakKREU I QARKUT,MIRËNJOHJE PËR KONTRIBUTIN E MËSUESVE NDËR VITE
Artikulli tjetërINSTITUTI “YUNUS EMRE” IFTAR PËR BESIMTARËT