Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë, ku dy persona janë djegur në banesën e tyre, duke humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pyllit të Sodës në lagjen “1 Maji”, ku kanë gjetur vdekjen shtetasit Selkie Hoxhallari, 70 vjeçe dhe djali i saj, Olsi Hoxhallari, 45 vjeç me origjinë nga Korça. Burime nga zjarrfikësja e Vlorës bëjnë me dije se trupat e tyre janë shkrumbuar totalisht.

“Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkaktuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndërruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ende nuk dihen motivet e rënies së zjarrit në banesën e tyre, ndërsa dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë cigare apo zjarri që shërbente për t’u ngrohur.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTANKET TURKE NISIN OFENSIVË NË AFRIN TË SIRISË
Artikulli tjetërKABUL, FORCAT AFGANE NË SULM PËR TË RIMARRË HOTELIN NGA MILITANTËT E ARMATOSUR