Plotësimi dhe definimi i përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni ka nxitur reagime të shumta midis blloqeve politike maqedose.

Ka qenë pikërishtë kjo arsyeja që shkaktoi “shkëndija” midisa dy partive më të mdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE. Si rezulatat i akuzave të VMRO-DPMNE-së drejtuar LSDM-së se ka pranuar përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe me këtë gjoja po rënohet shteti unitar u shkaktuan edhe ndasi të mëdha etnike në vend, ndërsa më 27 prill u përgjak parlamenti i MAqedonisë ku cak i sulmeve ishin deputetët e shumicës parlamentare, gazetarë, të punësuar në parlament, policë etj.

Para se të bisedohej plotësimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe mids shumicës parlamentare (lsdm, bdi, “Aleanca për Shqiptarët”), për 20 ditë rrjesht përfaqësues të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së në negociatat për formimin eventualë të Qeverisë së re midis tjerash është biseduar edhe për çështjen e definimit të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.

VMRO-DPMNE atë kohë ka pranuar me dokument me shkrim para përfaqësuesve të BDI-së se në rastë se dakordohen edhe për pikat tjera për të formuar qeverinë e re, po pranon ridefinimin e ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Për derisa nga VMRO-ja ende po akuzojnë LSDM-në për gjoja “tradhëtinë” e madhe për dakordimin e zgjedhjes së kësaj çështje, dokumente ekskluzive në të cilat qartë shihet se edhe VMRO-DPMNE ka pranuar zgjedhjen përfundimtare të gjuhës shqipe me ligj edhe atë me përdorim në gjithë teritorin e vendit.

Artikulli paraprakTOPI PËR FINALEN E KUPËS SË PORTUGALISË I DORËZOHET ARBITRIT ME DRON
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, E MËRKURË 31 MAJ 2017