
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE kanë vijuar kontrollet për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.
Njëmbëdhjetë persona janë venë në prangat e policisë dhe 14 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.
Në kuadër të një operacioni të zhvilluar për lidhjet e kundraligjshme të energjisë elektrike në të gjithë vendin janë evidentuar 51 raste vjedhje, duke bërë që të bien në pranga 11 persona dhpallen në 14 14 të tjerë dhe procedohen penalisht 26 qytetarë.
Sipas policisë rastet e evidentuara kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.






