Nikolin Ciko, infermier pranë Urgjencës në Spitalin e Korçës është arrestuar nga policia, pasi ka vjedhur dy herë farmacinë e spitalit Rajonal në Korçë.

43-vjeçari ka vjedhur më datë 08.03.2021 dhe 30.08.2021 një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale.
infermieri ua shiste ilaçet e vjedhura pacientëve të sëmurë me COVID dhe sëmundje tumorale. Ndërkohë që para grupi hetimor ka deklaruar se vjedhjet i ka kryer se kishte borxhe e kredi për të larë. Tek farmacia e spitalit që çdo infermier paraqet recetën për të marrë medikamentet, por Ciko ka thyer dritaren duke kaluar tunelin e duke i vjedhur në farmacinë e spitalit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda.