Policia e Beratit ka zbardhur vjedhjen e 7 banesave dhe automjeteve të ndodhura disa kohë më parë, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar. Në pranga u vu Xhino Gjohilaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat të cilit gjatë kontrollit iu gjet edhe një dozë heroine.

Vjedhjet e dokumentuara •Më datë 04.10.2017, në lagjen Çlirim, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit E.P. •Më datë 24.09.2017, në lagjen 22 Tetori, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit D.M dhe i ka vjedhur kasetofonin. •Më datë 07.11.2017, dyshohet se në fshatin Velabisht në banesën e shtetasit D.D ka vjedhur një frezë dore. •Më datë 25.11.2017, në banesën e shtetasit D.M në fshatin Velabisht dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune. •Më datë 13.12.2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetasit L.S dhe i ka vjedhur një çant dore. •Më datë 01.01.2017, në lagjen Çlirim dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Mazda në pronësi të shtetasit R.R, ku ka vjedhur një çant dore dhe disa bizhuteri. •Më datë 15.01.2017, në rrugën Osumi, dyshohet se ka thyer xhamin e mjetit tip Benz në pronësi të shtetases E.H, ku ka vjedhur dy parfume dhe një palë çelsa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ”Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ”Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”

Artikulli paraprakVJEDH DYQANIN ME DHUNË, ARRESTOHET 23 VJEÇARI
Artikulli tjetërARRESTOHET 33 VJEÇARI,SHPËRNDANTE KOKAINË, I GJENDET PISTOLETË NË BANESË