Deputetja e partisë demokratike Albana Vokshi ka vijuar akuzat e saj nga Shkodra për qeverinë dhe ministrin e shëndetësisë Ilir Beqja që sipas Vokshit ka përfituar 28 tendera me afera korruptive.

Vokshi pranon se PD në vitin 2013 la probleme në shëndetësi por dy vitet e fundit sipas saj situata është përkeqësuar.Duke folur për seancat parlamentare Vokshi tha se kryeministri Edi Rama përmes dhunës verbale kërkon të ndalë opozitën por s’do t’ia arrijë qëllimit.Albana Vokshi ëhtë një prej deputeteve të PD që akuzon ashpër qeverinë dhe ministrant e saj bashkë me pjesën tjetër të opozitës për rënien e ekonomisë si shkak i korrupsionit që PD pretendon se ka kapur vendin.

Artikulli paraprakPLANET VENDORE URBANE, DISKUTOHEN PROJEKTET NË SHKODËR
Artikulli tjetërNJOFTIM PARAPRAK NGA DREJTORIA E POLICISE SHKODER