Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra vazhdon që të shoqërohet me një sërë problesh. Pas shkresës për rikthimin e plotë të trajnerit Besnik Lisha dhe Artan Kalasë si zëvendëstrajner, shkresë drejtuar bashkisë Shkodër tashmë është zbuluar një tjetër shkresë e volejbollisteve të Vllaznisë drejtuar bashkisë Shkodër.

Shkresa e dytë që mban edhe ajo datën 9 qershor 2020 i kërkon kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe drejtorisë së sporteve largmin e trajnerit Adrian Mikopula dhe rikthimin në pozicionet e mëparshme të dy trajnerëve Besnik Lisha dhe Artan Kalaja. Ja se çfarë shkruhet në shkresën e plotë që është firmosur nga 10 volejbollistet e Vllaznisë:

“E nderuar Zonja Ademi
Ne ekipi i femrave të rritura Vllaznia nisur nga problematikat dhe shqetësimet që janë krijuar ju shkruajmë këtë letër për t’ju kërkuar që të merrni në konsideratë kërkesën tonë lidhur me vendimet e fundit. Në këto kushte duke marrë parasysh situatën e krijuar kohët e fundit ekipi jonë kërkon:
Largimin e Z.Adrian Mikopula dhe rikthimin në pozicionet e mëparshme të dy trajnerëve të sezonit të dytë të vitit 2019-2020, konkretisht trajnerit të parë Besnik Lisha dhe emërimin e ndihmësit të tij Artan Kalaja. Kjo kërkesë ka për qëllim mbarëvajtjen e ekipit në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt objektivat në planin 5-vjeçar për ringritjen e volejbollit shkodran të femrave në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin mbetemi në pritje të vendimit tuaj dhe të sugjerimeve lidhur me zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Me respekt,
Ekipi i Volejbollit të Femrave të Rritura Vllaznia”

Artikulli paraprakVELIPOJË, BASHKIA SHKODËR: IKMT SHKELI LIGJIN
Artikulli tjetërBASHA ‘DHËMB PËR DHËMB’ ME RAMËN: E VËRTETA E VETME E KËTIJ KRYEMINISTRI DHE BUFONËVE TË TIJ, PLAÇKITJA E SHQIPTARËVE PËR INTERES TË BANDITËVE