
Ekipet e Vllaznisë dhe Pogradecit do të përballen në kuadrin e javës së 10-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Ndeshja, e cila do të nisë në orën 16:00 të premten, pritet me interes nga tifozëria shkodrane, duke qenë se Vllaznia në volejboll për femra pak nga pak po rikthehet në rrugën e duhur. Trajnerja e këtij ekipi, Nora Deda, tha se është një ndeshje e rëndësishme kjo ndaj Pogradecit, por kundërshtari nuk duhet mbivlerësuar.
Pak kohë më parë, Vllaznia e volejbollit të femrave mbeti me vetëm shtatë volejbolliste në gjirin e saj, duke rrezikuar edhe shkrirjen, por sipas trajneres Nora Deda, mbështetja e Bashkisë Shkodër bëri të mundur kompletimin e skuadrës.
Për ta kaluar me sukses këtë sfidë të vështirë dhe shumë të rëndësishme ndaj Pogradecit, trajnerja Nora Deda kërkon edhe mbështetjen e tifozërisë shkodrane, pasi Vllaznia në volejboll për femra ka nevojë për ta.
Prej pak kohësh, te Vllaznia janë veshur kuqeblu edhe tre volejbolliste të huaja të ardhura nga Brazili, Kanadaja dhe Kolumbia, teksa duhet thënë se ato deri më tani kanë treguar një nivel të kënaqshëm.


