Vllaznia U-18 e volejbollit të femrave po vijon përgatitjet për sezonin e ri. Puna e skuadrës tashmë ka nisur prej javësh në prag të fillimit të kampionatit, teksa ekipi kuqeblu zhvilloi edhe një ndeshje miqësore përballë Barletit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës. Miqësorja u fitua me rezultatin 2-1 nga miqtë, por që gjithsesi duket se trajnerit të Vllaznia U-18, Fatjet Haxhagiq, i ka shërbyer shumë kjo ndeshje për të parë gjendjen e ekipit të tij.

Haxhagiq theksoi faktin se po punohet shumë me elementin që ai ka në skuadër për t’i rritur në mënyrë që t’i shërbejnë ekipit të parë të Vllaznisë.

Ndërkohë, Haxhagiq, i pyetur për pretendimet që do të ketë Vllaznia U-18 sivjet, tha se do të synohet titulli kampion, i cili do të jetë një mision i vështirë, por jo i pamundur.

Vllaznia U-18 e volejbollit të femrave do ta nisë kampionatin javën e ardhshme, teksa ndeshjen e parë do ta luajë ndaj Besëlidhjes në Shkodër.

Artikulli paraprakTAKIM VËLLAZËROR I SHKODRËS ME GJAKOVËN
Artikulli tjetërUKQ AKSION PËR LIDHJET E PALIGJSHME TË UJIT