Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra ka marrë një fitore të rëndësishme teksa ka mundur 3-0 ekipin e Elbasanit në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga vajzat shkodrane të cilat tashmë këtë sezon kanë nisur që të konsolidohen.

Në setin e parë Vllaznia fitoi 25-19. Në setin e dytë skuadra mike e Elbasanit rivalizoi por në fund më të sakta u treguan shkodranet të cilat fituan 26-24. Në setin e tretë Elbasani dorëzohet ndërsa Vllaznia fiton pa vështirësi 25-11 dhe krejt takimin 3-0. Kjo fitore shërben për vazhdimësinë deklaroi trajnerja e Vllaznisë Sadije Goga. Sa i përket objektivave, trajnerja Goga thotë se kjo do të shihet sëshpejti ku Vllaznia do ketë edhe përballjet e saj në Kupën e Shqipërisë nga ku kërkon kualifikimin deri në finale. Në Kupën e volejbollit për femra Vllaznia do të luaj ndaj Partizanit dhe Flamurtarit nga ku pret të marrë fitore për të dalë më pas në finale ku me shumë mundësi e pret Tirana.