
Vllaznia e volejbollit të femrave ka pësuar një tjetër humbje në sfidën ndaj Skënderbeut. Shkodranet, edhe pse përballë kishin një ekip shumë të fortë, bënë një paraqitje të mirë, por në fund të takimit të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” humbën me rezultatin 1-3. Vajzat e drejtuara nga Nora Deda e nisën këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar setin e parë, por kampionet korçare reaguan dhe në vazhdim fituan lehtësisht tre setet e tjera. Në këtë mënyrë, krejt ndeshja u mbyll me rezultatin 3-1 në favor të Skënderbeut.
Pas javës së 10-të të kampionatit, Vllaznia ka arritur të grumbullojë vetëm nëntë pikë dhe është e pozicionuar në vendin e gjashtë të renditjes, duke qenë në këtë mënyrë për momentin jashtë objektivave të saj.