Vllaznia në volejboll për femra ka humbur edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit. Kësaj here vajzat shkodrane janë mundur nga ekipi i Skënderbeut në një ndeshje që pati rivalitet të madh. 3-2 në favor të korçareve përfundoi ndeshja. Trajnerja e Vllaznisë Sadije Gogaj pas ndeshjes tha se e justifikon këtë humbje duke patur parasysh problemet që ka patur kjo skuadër me largimin e trajnerit malazez Nebojsha Grabez.

Trajnerja Gogaj thotë objektiv i Vllaznisë këtë sezon është renditja mes 4 ekipeve më të mira. Trajnerja Gogaj nuk preferon që të komentojë shumë mbi largimin e trajnerit malazez Grabez por thotë se nuk ka qenë ajo shkak për largimin e tij ndërsa pranon se ka patur debate për punën por jo mosmarrëveshje. Vllaznia në volejboll për femra nuk e ka nisur mirë këtë kampionat duke humbur në javën e parë në transfertë me Partizanin dhe sëfundmi me Skëndërbeun. Në javët e ardhshme pritet edhe kthesa e vajzave kuqeblu.

Artikulli paraprakGRIMA IRONIZON: NJË TIRANAS I VJEN NË NDIHMË VLLAZNISË
Artikulli tjetërLERA: SHUMË BIZNESE LUHATJE ME FATURAT E KASAVE FISKALE