Vllaznia në volejboll për femra ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të fazës play-out ndaj Lushnjës. Seti i parë i duelit të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ishte në favor të vajzave shkodrane, të cilat arritën të shënojnë 25-pikë përballë 17 të lushnjareve. Në të dytën, gjithçka është bërë më e lehtë, sepse Vllaznia fiton në shifrat e thella 25-9. Edhe në të tretin pothuajse e njëjta gjë, teksa volejbollistet e drejtuara nga trajnerja Nora Deda triumfuan sërish, këtë herë me shifrat 25-13 dhe në këtë mënyrë arritën të fitojnë krejt takimin me rezultatin e pastër 3-0. Pas ndeshjes, trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda tha për vitin tjetër duhen bërë planet ndryshe dhe se duhet të rikthehen volejbollistet shkodrane në ekipin kuqeblu.

Takimi i dytë në mes skuadrës së Lushnjës dhe Vllaznisë do të luhet në transfertë për ekipin kuqeblu me datë 16-prill në orën 12:00, teksa në rast fitoreje të Vllaznisë, ajo siguron qëndrimin në Superligë.

Artikulli paraprak40 EMIGRANTËT VENDOSEN NË KAMPIN E GJADRIT
Artikulli tjetërSHTOHEN RASATET E PESHKUT