Klasikja e volejbollit të femrave, Vllaznia-Tirana është mbyllur me fitoren e ekipit bardheblu me rezultatin 1-3. Sfida në fjalë, e cila ishte e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit të volejbollit për femra, u luajt në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës dhe ishte një ndeshje, e cila nisi në mënyrën më të keqe për ekipin kuqeblu. Në fakt, do të ishte Tirana ajo që do të fitonte dy setet e para në të njëjtat shifra, 13-25.

Në setin e tretë, skuadra e trajneres Nora Deda pati një rritje të ndjeshme në lojën e saj dhe Vllaznia e mbylli me fitore këtë set me rezultatin 25-21. Në setin e katërt, vajzat kuqeblu gabojnë sërish, duke i dhënë mundësi Tiranës ta fitojë këtë set me shifrat 15-25 dhe të gjithë ndeshjen 1-3. Pas humbjes me Tiranën, trajnerja e Vllaznisë, Nora Deda ishte e pakënaqur me disa nga volejbollistet e saj.

Nga ana tjetër, zv/trajneri shkodran i Tiranës, Blerti Sinani, ishte shumë i kënaqur me këtë fitore ndaj Vllaznisë.

Pas kësaj jave, Vllaznia mbetet në vendin e pestë me 11-pikë, duke lënë pas Teutën, Dinamon dhe Barleti Volej.

Artikulli paraprakZENEPE DIBRA, SIMBOL I FORCËS DHE SUKSESIT TË GRUAS
Artikulli tjetërZJARR NË NJË FUSHË NË KOSOVË, VDES NJË PERSON