Vllaznia në volejboll për femra vazhdon pretendimet e saj për të kapur një vend mes katër ekipeve më të mira dhe për të siguruar kështu fazën play off ku diskutohet titulli kampion.

Vajzat shkodrane kanë fituar 3-0 ndeshjen e radhës ndaj Skenderbeut e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ekipi i Vllaznisë ka patur edhe një motiv më shumë sepse skuadra shkodrane ka gjetur edhe një sponsor që po mundëson bazën materiale. Vllaznia në fitoren 3-0 ndaj Skenderbeut nuk epati shumë të vështirë teksa seti i parë u mbyll 25-15, 25-20 i dytë dhe 27-25 seti i tretë duke bërë që volejbollistet shkodrane të ruajnë vendin e katërt në renditje.