Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka marrë një humbje ndaj Farka Volej ndeshje e luajtur në transfertë.

Kjo fitore i prish ndjeshëm llogaritë e kuqebluve pasi nga vendi i katërt kanë zbritur në vendin e 5-të duke qenë momentalisht jashtë Play Offit edhe pse kampionati është ende i gjatë me shumë ndeshje të tjera. Farka e nis më mirë ndeshjen duke fituar setin e parë 25-22 dhe duke kaluar në avantazh.

Vllaznia mundohet të tregojë forcën e saj dhe fiton setin e dytë me diferencë 25-13 por ky moment nuk shërben për më tutje në këtë përballje. Farka mobilizohet dhe pavarësisht se shkon me dy pike shtesë arrin që ta fitojë setin e dytë 27-25 duke kaluar sërish në avatantazh. Edhe seti i katërt ka rivalitet pasi shtyhet me 3 pikë por sërish janë vendasit që buzëqeshin duke e fituar 28-26 dhe krejt ndeshjen 3-1.

Pavarësisht rivalitetit Vllaznia nuk arriti që të sigurojë një rezultat pozitiv duke dalë me humbje nga kryeqyteti. Pas kësaj ndeshje ekuilibrat për Vllazninë në volejboll për meshkuj prishin pak pasi shkodranët renditen tashmë në vendin e 5-të me 9 pikë duke qenë pas Partizanit të vendit të katërt me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak.

Kampionati kombëtar i volejbollit kryesohet nga Erzeni me 20 pikë me 7 ndeshje të luajtur dhe më pas vijnë Tirana me 12 pikë, Skendërbeu me 11 pikë me nga 6 ndeshje të luajtura dhe Partizani me 10 pikë me 5 ndeshje dhe pas tyre Vllaznia e vendit të pestë me 9 pikë dhe 6 ndeshje të luajtura.

Pavarësisht kësaj renditje momentale Vllaznia do të tentojë deri në fund vendin e katërt në renditje. Ndryshe nga meshkujt skuadra e femra në volejboll ka arritur që të marrë një fitore duke mundur Apoloninë, ndeshje e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat kuqeblu fituan 3-1 ndaj ekipit fierak. Pas kësaj fitoreje Vllaznia mban sërish vendin e katërt me 8 pikë ndërsa ndiqet nga Barleti me 6 pikë ndërsa e fundit në renditje është Apolonia me vetëm 1 pikë të siguruar. Edhe skuadra e femrave e Vllaznisë në volejboll synon që të mbajë vendin e katërt.

Tek kjo skuadër ditët e fundit ka mbërritur nga Mali i Zi një lojtare e cila do të qëndrojë në provë për një javë dhe nëse përmbush kërkesat e stafit teknik atëherë mund të qëndrojë tek Vllaznia si përforcim për pjesën e mbetur të kampionatit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakADA-KAMZA 4-2, FITORE SHPRESË E VELIPOJAKËVE
Artikulli tjetërMAKINA KONTRABANDË, NDALOHEN 4 PERSONA