Vllaznia në volejboll për meshkuj ka marrë fitoren e parë në kampionat teksa ka fituar me rezultatin 3-0 përballë Skenderbeut. Pas një nisje jo të mirë të kampionatit shkodranët kanë arritur që të fitojnë përballë korçarëve duke u çliruar në një farë mënyre edhe psikologjikisht.

Kjo ndeshje që trajneri Kalaja thotë se nuk ishte shumë e vështirë shërbeu edhe për aktivizimin e disa volejbollistëve të rinj.Dy prej volejbollistëve më të mirë të Vllaznisë Anton Qafarena dhe Ditmir Rrashketa janë aktivizuar edhe me Studentin por në një aktivitet ndërkombëtar siç është “Challenge Cup” teksa kanë humbur 3-0 ndaj serbëve të Spartak Ljig. Trajneri Kalaja thotë se ndeshja e Vllaznisë me Skenderbeun shërbeu edhe në këtë aspekt për këto dy volejbollistë.Vllaznia në volejboll për meshkuj këtë sezon synon që të renditet mes 4 ekipeve më të mira për të pretenduar më pas një paraqitje sa më të mirë në fazën play off e pse jo edhe titullin kampion.