“Duke mos patur zgjidhje tjetër u detyrova që të marr rolin e trajnerit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë”.
Kështu shprehet Mark Kroqi, drejtori i “Sport Klub Vllaznia” që tashmë është edhe trajner duke zëvendësuar Artan Kalanë për të cilin thotë se ka ende dyert e hapura. “Më thirri e kaluara” shprehet trajneri Kroqi. Vllaznia e volejbollit pritet që të ketë ndryshime ndërsa ka edhe objektiva. Mark Kroqi ka vetëm pak ditë që ka marrë këtë detyrë për të drejtuar volejbollistët e Vllaznisë, ekip që qëndroi për një kohë të gjatë pa trajner.