Vllaznia në volejboll për meshkujështë duke bërë përgatitjet e fundit për rinisjen e kampionatit kombëtar të volejbollit. Trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja shprehet se situata në ekip është përmirësuar përveç dy-tre mungesave për arsye shëndetësore.

Ndërkohë trajneri Kalaja thotë se baza e Vllaznisë në volejbollin e meshkujve janë lojtarët e akademisë si e vetmja mënyrë për të menduar për zgjidhje afatgjata. Blerja e lojtarëve të huaj nuk e zgjidh problemin mendon tekniku kuqeblu.

Në pjesën e parë të sezonit Vllaznia në volejbollin e meshkujve ka patur luhatje në lojë dhe rezultate kjo edhe për shkak të problemeve financiare që tashmë janë zgjidhur. Në këtë pjesë të dytë Vllaznia do të tentojë të jetë mes katër ekipeve më të mira në Play Off.

 

Artikulli paraprakBASKET VLLAZNIA DEL NGA KRIZA, RIKTHEHET TEK FITORET
Artikulli tjetërMOTI I FTOHTË, MJEKU: NDIKON TEK TË SËMURËT KRONIK