KALAJA: STUDENTI NJË EKIP I MIRËPËRGATITUR, SHPRESOJMË SEZONIN TJETËR. Vllaznia në volejboll për meshkuj I ka dhënë fund aventurës së saj në turin gjysmëfinal. Shkodranët nuk kanë mundur që të marrin një fitore përballë Studentit në ndeshjen e dytë të plej ofit që u luajt në Shkodër.

Studenti ka fituar 3-0 ndaj Vllaznia duke siguruar kështu finalen. Kuqeblutë rivalizojnë ndjeshëm në setin e parë por pa arritur që ta fitojnë. Seti i parë mbyllet 22-25. Më pas Vllaznia ka një ngërç psikologjik që e pranon edhe trajneri Artan Kalaja. Vllaznia arriti të siguronte një vend në plej of vetëm në javën e parafundit teksa fitoi përballë Farka Volej. Sa i përket gjysmëfinales shkodranët nuk mund të thyenin Studentin i cili veç tjerëve ka edhe dy ish-volejbollistë të Vllaznisë, Qerraxhinë dhe Rrashkët që bashkë me 2 blerjet bullgare i dhanë fitoren kryeqytetasve duke eleminuar kështu Vllazninë.

Artikulli paraprakDOSJA 2 PRILLI
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA E MBYLL ME FITORE