Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur që të fitojë 3-1 përballë Tiranës në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblutë edhe pse bënë disa gabime në lojë kanë arritur që të jenë superior ndaj kundërshtarit duke marrë një fitore që i vlen shumë. Ndeshjen Vllaznia-Tirana e ndoqën nga afër edhe skuadra pretendente e Partizanit që kishin ardhur në Shkodër enkas për të parë Vllazninë në lojën e saj. Trajneri i Tiranës Ilia Koja pranoi se Vllaznia zhvilloi një lojë më të mirë. Fitorja ndaj Tiranës bën që Vllaznia të jetë një pretendente e denjë jo vetëm për një vend në fazën play off por edhe për fitimin e titullit kampion edhe pse gjithnjë mbetet një mision i vështirë.