Vllaznia në volejboll për meshkuj është konfirmuar si një pretendente për fitimin e titullit kampion.

Pasi shkodranët fituan me Studentin në kryeqytet, kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme këtë radhë duke fituar ndaj Teutës me rezultatin 3-2, fitore të cilën trajneri i Vllaznisë Artan Kalaja e quan tejet të rëndësishme. Trajneri Kalaja shprehet Vllaznia është një pretendente për trofeun por mund të duhet përforcimi i skuadrës më volejbollistë të tjerë. Vllaznia nuk e nisi shumë mirë këtë sezon por shumë shpejt arriti që të bëjë kthesën duke marrë tre fitore radhazi dhe duke qenë tashmë në vallen e skuadrave më të mira