Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj nuk e ka nisur mirë përfaqësimin e saj në fazën play off.

Shkodranët kanë humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Tiranës në shifrat 3-1, takim i luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Pas ndeshjes trajneri Artan Kalaja tha se skuadra e tij neglizhoi ndaj Tiranës gjë e cila solli humbjen. Tekniku Kalaja thotë se çfarë me ndodh me Vllazninë në ndeshje të tilla. Mungesa e Rrashketës për shkak të dëmtim ndikoi në sfidën ndaj Tiranës. Tashmë ndeshja e dytë do të luhet në kryeqytet mes Tiranës dhe Vllaznisë ku kuqeblutë synojnë të marrin një fitore për të barazuar ndeshjet dhe për të shpresuar në sfidën e tretë në Shkodër të marrin biletën për në finale.

Artikulli paraprakAKTIVITET ME VLERA NË KUJTIM TË HZ. MUHAMMEDIT (a.s)
Artikulli tjetërFËMIJËT NË SITUATE RRUGE, PLANI I VEPRIMIT