Nebojsa Grabez mund të rikthehet sërish në Shkodër për të drejtuar një ekip voljebollit.

Malazezi mund të jetë zëvendësuesi i ish-trajnerit tashmë Artan Kalaja i cili para pak ditësh dha dorëheqjen. Grabez ishte sezonin e kaluar tek Vllaznia por duke drejtuar në vetëm pak javë ekipin e vajzave. Tekniku malazez mund të rikthehet sërish por këtë radhë për të drejtuar skuadrën e meshkujve të Vllaznisë. Burime pranë trajnerit malazez bëjnë me dije se është një shans që ai të jetë sërish trajner në Shkodër. Ende nuk ka asgjë zyrtare por kjo pritet që të ndodh në ditët në vijim. Pas dorëheqjes së teknikut Kalaja si trajner i kuqebluve pas shumë viteve në drejtim të këtij ekipi, tashmë një ide e drejtuesve të “Sport Klub Vllaznia” është që të sjellin në skuadër një trajner të huaj. Pista e parë që mendohet është pikërisht Mali i Zi dhe si ide mund të jetë edhe Grabez. Ajo që mbetet është a do të gjendet rruga e përbashkët që malazezi të vijë në Shkodër pas asaj eksperience jo shumë të mirë që pati sezonin e kaluar. Volejbollistët e Vllaznisë janë ende pushim që pas mbarimit të sezonit të kaluar dhe pritet që tashmë të gjendet trajneri i ri e më pas gradualisht të nisin përgatitjet për kampionatin e ardhshëm. Buxheti për postin e trajnerit të volejbollit të meshkujve është qesharak ndaj më përpara duhet gjetur ndonjë sponsor e më pas t’i bëhet ftesa trajnerëve malazez si Grabez apo edhe ndonjë tjetër. Në ditët në vijim priten të tjera zhvillime.