Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore të rëndësishme duke mundur 3-1 ekipin e Tiranës në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në qytetin e Shkodrës.

Shkodranët kanë dominuar këtë takim duke arritur këtë fitore që i mban kuqeblutë në vendin e katërt, brenda objektivave. Trajneri i Vllaznisë Ermal Kraja thotë se me këtë fitore ndaj një ekipi si Tirana është kaluar kriza momentale.

Volejbollistët e Vllaznisë humbën setin e dytë duke treguar një lloj luhatje në momente të ndryshme gjë e cila duhet riparuar thotë tekniku Kraja.

Trajneri Kraja vazhdon që të bëjë thirrje që në skuadrën e tij duhen edhe lojtarë të huaj për ta përforcuar ekipin për të pretenduar diçka më shumë.

Volejbollistët e Vllaznisë kanë si objektiv qëndrimin mes katër ekipeve më të mira për të marrë pjesë në fazën Play Off ku diskutohet titulli kampion.

Artikulli paraprakVOLEJ FEMRA, VLLAZNIA FITON ME VËSHTIRËSI NDAJ TEUTËS
Artikulli tjetërPËRPLASEN DY MAKINA NË SHKODËR, NJËRA PËRFUNDON JASHTË RRUGËS