Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka nisur përgatitjet për Kupën e Shqipërisë që do të luhen këtë fundjavë në qytetin e Durrësit.

Trajneri i Volejbollistëve Mark Kroqi deklaron se ekipi i tij po merr ngarkesën maksimale për këto ndeshje të rëndësishme. Janë dy grupe me nga 5 ekipe nga ku 2 skuadrat e para në secilin grup vijojnë më tej rrugëtimin në Kupën e Shqipërisë ku Vllaznia pretendon kualifikimin. Trajneri Kroqi bën të ditur se kuqeblutë po vëzhgojnë një volejbollist anësor boshnjak ndërsa kanë edhe disa pista të tjera për të përforcuar ekipin. Volejbollistët e Vllaznisë vijnë pas disa rezultateve pozitive duke shpresuar që këtë paraqitje ta tregojnë edhe në përballjet e Kupës për të siguruar kualifikimin në grup.