Ndeshja e Vllaznisë në volejbollin e meshkujve që ishte parashikuar të luhej këtë fundjavë me Elbasanin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vendosur që të luhet në qytetin e Elbasanit.

Kjo për shkak se volejbollistët kuqeblu do të marrin pjesë në një aktivitet festiv sportive që do të zhvillohet në Maqedoni për dy ditë me radhë 27 dhe 28 nëntor. Në këtë kupë të titulluar “Dita e Flamurit na bashkon në Uskanë” marrin pjesë 4 skuadra shqiptare nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Skuadrat pjesëmarrëse janë Drenica dhe Luboteni nga Kosova, Vllaznia nga Shkodra dhe Shutova nga Maqedonia ndërsa aktiviteti do të organizohet në qytetin e Kërçovës. Kështu për shkak të pjesëmarrjes në këtë aktivitet që organizohet për ditën e flamurit është vendosur që në bashkëpunim edhe me federatën shqiptare të volejbollit dhe vetë ekipin e Elbasanit të luhet në këtë qytet dhe më pas ndeshja tjetër të transferohet në Shkodër. Kjo sepse Elbasani është më pranë Maqedonisë dhe Vllaznia pas zhvillimit të ndeshjes së kampionatit atje do udhëtojë drejt shtetit fqinj për të marrë pjesë në kupën e organizuar për ditën e flamurit. Patjetër që më shumë është një aktivitet miqësor mes këtyre ekipeve. Pavarësisht kësaj Vllaznia do të kërkojë që të kalojë gjysmëfinalen e më pas ta fitojë këtë Kupë ndërsa kuqeblutë kanë pranuar me kënaqësi ftesën duke vlerësuar festën e rëndësishme të ditës së flamurit.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA GATI APELIMI PËR DËNIMET
Artikulli tjetërRROGE PER BASHKESHORTET/ËTSI DHE FEMIJET E AMBASADOREVE