GOGAJ: PËR SEZONIN TJETËR JEMI DUKE MENDUAR PËR DISA PËRFORCIME. Ekipi i Vllaznisë në Volejboll për femra ka humbur në takimin ndaj Teutës që u zhvillua në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 3-0 me sete, konkretisht 20-25, 19-25, 24-26.

Vllaznia në fakt këtë përballje duhej ta kishte fituar ndaj Teutës pasi skuadra kundërshtare nuk po kalon një fazë të mirë. Mëgjithatë, trajneria e ekipit, Sadije Gogaj beson se për vitin tjetër do të ketë një tjetër Vllazni. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra këtë sezon nuk do të hyjë as në zonën play-off ku tashmë pritet që të ketë një tjetër vëmendje për ti rikthyer shkëlqimin e dikurshëm.

[iframe width=”100%” height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/9yEFZ-voLJA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakVLLAZNIA HUMBET NË SHTESË NDAJ KUKËSIT
Artikulli tjetërMANDATET PËR DOSHIN DHE FRROKUN, ASNJË VENDIM SHTYHET TË HËNËN