Vllaznia kampione e Shqipërisë u shpall fituese e Kupës së FSHV-së në volejoll për meshkuj, pas fitores 3-2 ndaj Partizanit, në finalen e këtij eventi, të luajtur mbrëmjen e së dielës në sallën sportive “Feti Borova”.

Një ndeshje maratonë, që zgjati 2 orë e 30 minuta, me të dyja skuadrat që e kërkuan me ngulm fitoren, por në fund triumfoi Vllaznia, që u tregua më e saktë në momentet vendimtare të lojës. Një ndeshje ku herë udhëhiqte Partizani e herë Vllaznia, tepër e ekuilibruar dhe me emocione, por që fitimtarët u vendos se kush do të ishte në setin final, që gjithashtu ishte mjaft dramatik.

Pas shumë barazimesh, në pikët shtesë fitoi Vllaznia 21-19, që nisi festën pas triumfit në këtë event të parë sezonal. Në gjysmëfinalet e luajtura më parë, shkodranët mundën 3-1 Farka Volley, ndërsa Partizani pat fituar 3-0 derbin me Studentin. Ky event i paraprin kampionatit, që nis pas një jave.