KUQEBLUTË PËRBALLË STUDENTIT KANË DËSHTUAR 3-0, PRITET NDESHJA E KTHIMIT. Ekipi i Vllaznisë në Volejboll për meshkuj ka humbur në ndeshjen e parë të play-off ndaj Studentit.

Kuqeblutë të renditur në vendin e katërt në kampionat në bazë të skemës duhej të luanin ndaj vendit të parë një prej ekipeve më të mira në Shqipëri dhe pretendentë kryesorë për fitimin e titullit kampion. Në ndeshjen e parë që u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë ku Vllaznia humbi 3-0 me sete. Duke u ndalur më me detaje tek loja e ekipit shkodranët janë mundurar të ragonin disi në setin e dytë por pa arritur dot që të fitonin një të tillë. Në setin e parë kuqelbutë humbën 25-9, në të dytin 25-19 dhe në të tretin 25-16. Dihet që kuqeblutë luajnë ndaj një ekipi që ka bërë dhe disa përforcime, por shpresat për një kalim në finale akoma nuk janë shuar. Ditën e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të zhvillohet ndeshja e dytë mes Vllaznisë e Studentit. Me mbështetjen e tifozerisë dhe një përqëndrimi maksimal të voljebollistëve mund të kërkohet një sukses. Pavarësisht se skuadra do të duhet të fitojë tre takime për të kaluar në finale. Gjithsesi, Vllaznia do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe duke mos patur asnjë përforcim dhe vetem me sportistë shkodranë