Vllaznia dhe Tirana janë dy ekipet e kualifikuara për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, pas ndeshjeve të dyta eliminatore të luajtura sot, në “Asllan Rusi” dhe Elbasan.

Ajo që bie në sy është momenti i mirë që po kalon ekipi i Vllaznisë, që pasi mundi dje 3-0 Farkën, sot mposhti 3-2 Studentin kampion, duke siguruar matematikisht kualifikimin. Madje shkodranët e mbyllën Grupin A në vendin e parë, me 4 pikë të plota. Skuadra e trajnerit Kalaja udhëhoqi 2-0 me sete para se Studenti të rikuperonte dhe barazonte në 2-2 shifrat. Por miqtë nga Shkodra “zgjohen” sërish në setin final, duke fituar 15-10 dhe krejt ndeshjen 3-2, duke konfirmuar pretendimet e tyre.

Artikulli paraprakSFIDA ME TIRANËN, VLLAZNIA VIJON PËRGATITJET
Artikulli tjetërFRD DENONCON SHKELJEN E LIGJIT NGA KËSHILLI I BASHKISË SHKODËR