SKUADRA E DREJTUAR NGA ARTAN KALAJA DO TË JETË NË PLAY-OFF. Ekipi i Vllaznisë në volejboll për të rritur ka humbur ndaj tiranës në takimin e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Skuadra është mposhtur 3-1 me sete, konkretisht 20-25, 20-25, 25-21, 23-25. Pas ndeshjes, trajneri Artan Kalaja është i bindur se ekipi do të ruajë zonën play-off. Aktualisht kuqeblutë vazhdojnë të jenë të sigurtë në katër vendet e para, ndërsa në në play-off do ta kenë shumë të vështirë të kalojnë në finale, por gjithmonë ekipi ka arritur dhe të surprizojë ndaj dhe kjo mbetet për tu parë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/MaDUN45v5S0?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakBEKTASHINJTË KREMTOJNË DITËN E NOVRUZIT
Artikulli tjetërSHTËPIA E TË MOSHUARVE PROBLEME ME NGROHJEN