Kryeministri Rama e ka nisur diten e sotme me pamje te ures se lumit Buna ne Shkoder te rikonstruktuar.Permes nje video te postuar ne Facebook, kreu i qeverise thote se investimet jane fokusuar tek ura e Bunes, punimet per unazen e re te Vaut te Dejes si dhe te rruges se re turistike Shkoder-Velipoje.

Postimi i plote i Kryeministrit:

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Ura e rikonstruktuar e Bunës në Shkodër dhe të punimeve për Unazën e re të Vaut të Dejës si edhe të rrugës së re turistike Shkodër-Velipojë, ju uroj një ditë të mbarë”

Kujtojme se nje dite me pare Kryebashkiakja e Shkodres i kerkoi Kryeministrit qe te marre masa per situaten ekonomike ne te cilen ndodhen banoret e Postribes.Teksa publikoi disa foto qe tregonin mjerimin e Postribes, Ademi i apeloi kreut te qeverise qe te vere ne dispozicion te tyre skemat e ndihmes ekonomike.

Artikulli paraprakI FTOHTI EKSTREM MBËRTHEN SHBA-NË DHE KANADANË
Artikulli tjetërINSTAT PËR TREMUJORIN E TRETË 2017: INDUSTRIA, ENERGJIA DHE UJI SHËNUAN RËNIE