Investimi që po kryhet në kanalin e Çasit, është inspektuar nga Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Sipas kryebashkiakes Ademi, ky investim është tejet i rëndësishëm për të shmanguar që tokat të jenë nën ujë ndërkohe që një investim i tillë është nje prioritet. Ky investim kap shifrën e 24 milion lekeve te akorduara nga Bashkia e Shkodrës, ku janë marrë makineri me qera, për të nderhyre ne kete zone, per hapjen e ketyre kanaleve.