Në mbështetje të Vllaznisë pak orë para rifillimit të Supërliges dhe ndeshjes me Kukësin në Shkodër

Mbrëmjen e sotme takova stafin drejtues dhe futbollistët e Vllaznisë të grumbulluar në prag të sfidës së parë për Supërligën me Kukësin në Shkodër. Gjatë takimit bashkëbisedova lidhur me ecurinë e fazës përgatitore dhe rifillimin e kampionatit. I garantova në emrin e Bashkisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe i urova për një rezultat pozitiv në ndeshjen e të premtes me Kukësin në “Loro Boriçi”.

Përfitoj nga ky rast, ti bëj thirrje tifozëve të zjarrtë kuqeblu të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të Vllaznisë. Të gjithë bashkë do ia dalim!