
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ishte në lagjen “Logucezme” ku ka parë nga afër punimet të cilat po kryhen në këtë rrugë që janë drejt fundit. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetarja e Bashkisë Shkodër ka thënë se investimi në këtë rrugë ishte i domosdoshëm.
Pasi na u refuzua mbështetja financiare nga agjensitë qeveritare ku ne aplikuam, vendosëm ta financojmë me të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës. Me të gjitha ndërhyrjet në projekt, vlera totale e investimit arrin në rreth 500 milion lekë.
Në bashkëbisedim me banorët, Ademi ka siguruar se investimet në këtë zonë të vazhdojnë. Nga ana tjetër, në përgjigje të kërkesave të banorëve, kryebashkiakja ka thënë se do të ndërhyhet edhe në atë pjesë të kësaj rruge, ku projekti nuk i parashikon.
Kjo me synimin e vetëm të përmirësimit të vazhdueshëm të standartit të jetesës për banorët.






