Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, e shoqeruar nga drejtues te administratës së Bashkisë Shkodër, kanë qënë në njësinë administrative të Dajcit ku janë njohur me problematikat qe shqetesojne komunitetin.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja Ademi, është njohur me shqetesimin e banorëve, për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Mali i Gjymtit, ku banorët janë shprehur të gatshëm të bashkëpunojnë më Bashkinë Shkodër për një partneritet mes Bashkisë Shkodër dhe Komunitetit për ndërhyrjen në këtë segment. Kryetarja Ademi, gjatë komunikimit me banorët është shprehur se mirepret sygjerimet e komunitetit për këto problematika qe janë reale në Bashkinë Shkodër ndërkohe që po synohet qe partneriteti mes bashkisë dhe komunitetit të kthehet në një mënyrë të re të qeverisjes së përbashkët të Bashkisë Shkodër dhe banorëve në mirëfunksionimin e territorit.