Kryetarja e Bashkisë se Shkodrës Voltana Ademi, ka qene e ftuar e mëngjesit te kësaj te hëne, dite ne te cilën nisin edhe aktivitetet ne kuadër te javës se pavarësise dhe te aktiviteteve qe Bashkia e Shkodrës ka programuar për këtë përvjetor te rëndësishëm për kombin shqiptar.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, gjate intervistës me gazetaren e emisionit Info Plus, Samena Hasa, është shprehur se kjo është një ngjarje e shënuar për kombin dhe në këtë kuadër, Bashkia e Shkodrës ka programuar një program të larmishëm të aktiviteteve. Janë një mori aktivitetesh te cilat kane nisur me 22 Nëntor, dhe do te përmbyllen me 28 Nëntor në qënder të qytetit të Shkodrës, duke veshur këtë qytet me ngjyrat kuqezi, ngjyrat e flamurit tone kombëtar.

Artikulli paraprakOSHEE, BALA: SHKODRA DHE VAU DEJËSI DREJT NORMALIZIMIT
Artikulli tjetërJAVA E PAVARËSISË, SHKODRA “VISHET” KUQEZI