ADEMI: ARSIMI ËSHTË PRIORITETI YNË, NJË SFIDË E TË GJITHËVE PËR ZHVILLIM. Voltana Ademi kandidatja e Partisë Demokratike për Kryetare të Bashkisë së Shkodrës, ka zhvilluar një takim ne Hotel Colosseo me edukues dhe mësues qe kane kontribuar nder vite në fushën e arsimit në Shkodër.

Gjatë këtij takimi, kandidatja e PD-se Voltana Ademi, theksoi se një ndër qëllimet kryesore te programit te Partisë Demokratike, është menaxhimi me efikasitet i fondeve për arsimin dhe krijimin e mundësive për zhvillim e shfrytëzim cilësor të infrastrukturës së institucioneve arsimore në të gjithë territorin e Bashkisë në të cilën përfshihen 64 shkolla, 55 kopshte dhe 3 konvikte. Pas prezantimit të programit kanë qenë pikërisht të pranishmit të cilët kontribuan me ide dhe mendime te rëndësishme për pasurimin e programit të arsimit. Voltana Ademi ka përcaktuar disa pika kryesore ne projekt programin e saj për arsimit, nder te cilat krijimin e nje sistemi ne menaxhimin e informacionit për sektorin e arsimit parauniversitar dhe mbulimin e plote te territorit me institucione te arsimit parauniversitar, financimin e arsimit parauniversitar, koordinimin e edukimit me punësimin, promovimin e konceptit “Shkolla Qender – Komunitare”, Ndërhyrje e integruar për shembjen e barrierave arkitektonike për krijimin e mundёsisё sё lëvizjes sё lirë pёr personat me “Aftёsi Ndryshe” si dhe mbështetja dhe promovimi i cilesise se mësimdhënies dhe I rezultateve te larta ne shkolle.