ADEMI: NËPËRMJET ZHVILLIMIT TË BIZNESIT MUND TË RRISIM MIRËQËNIEN. Voltana Ademi, ka prezantuar project programin per zhvillimin e biznesit ne Shkoder. Ne nje takim te mbajtur ne Hotel Colosseo, me perfaqesues te biznesit ne Shkoder, Ademi ka evidentuar disa prej pikave kryesore te programit te saj dhe partise Demokratike per te ndryshuar klimen e biznesit ne Shkoder, klime e cila ka pesuar renie gjate dy viteve te fundit.

Sipas zonjes Ademi, zhvillimi I nje qyteti eshte I lidhur ngushte me zhvillimin e biznesit, dhe ne kete kuader gjate diskutimeve Voltana Ademi deklaroi se do te kete nje marredhenie te ngushte me biznesin duke krijuar lehtesira dhe frymemarrje sa me te gjere.